TIRANE- Sot amerikanët festojnë vitin e 237- të pavarësisë së tyre. 4 korriku është një festë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, dita kur amerikanët festojnë Pavarësinë nga Britania e Madhe.
Në verën e vitit 1776 delegatë nga 13 kolonitë e Amerikës u mblodhën në Filadelfia për një takim të Kongresit Kontinental ku doli me vendimin për të përgatitur Deklaratën e Pavarësisë.
Tomas Xheferson ishte në krye të Komitetit të zgjedhur për shkrimin e dokumentit.
Dita zyrtare e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara u caktua 4 korriku, dita kur Kongresi Kontinental votoi për miratimin e dokumentit të pavarësisë.
Deklarata e Pavarësisë fajësonte qeverinë britanike për të gjitha padrejtësitë që u ishin bërë kolonive dhe në të deklarohej se qeveritë kishin të drejtën të ekzistonin vetëm për të mbrojtur të drejtat e popullit të tyre.
Deklarata e Pavarësisë është një simbol jo vetëm për SHBA-n por ka ndikim në zhvillimin e demokracisë, humanitetit dhe lirisë të përgjithshme të popujve në mbarë botën.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com