SHBA forcon kapacitetet ushtarake në Lindjen e Mesme

SHBA forcon kapacitetet ushtarake në Lindjen e Mesme

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin vendosi mbi 2 mijë pjesëtarë të ushtrisë në gjendje gatishmërie këtë javë. Pentagoni i tha Zërit të Amerikës se nëse presidenti aktivizon njësitë, ato do të forconin më tej kapacitetin ajror të ushtrisë amerikane; aftësitë mjekësore dhe logjistike; si dhe aftësitë e zbulimit dhe vëzhgimit në Lindjen e Mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell më shumë hollësi mbi masat që Shtetet e Bashkuara po marrin në rajon.

Një tjetër grup i avionëve luftarakë i shtohet forcës sulmuese detare amerikane në Mesdhe. Aeroplanmbajtësja USS Dwight D. Eisenhower do t’i bashkohet aeroplanmbajtëses tjetër USS Gerald R. Ford, e vendosur në gjendje gatishmërie në lindje të rajonit.

“Qëllimi ynë kryesor duke vendosur jo një, por dy aeroplanmbajtëse atje, është dërgimi i mesazhit të parandalimit, për të paralajmëruar aktorët në rajon, që mendojnë se mund ta shfrytëzojnë këtë konflikt", thotë Sabrina Singh, Zëvendës Sekretare e Shtypit në Pentagon.

Pjesëtarët e bordit të luftanijes USS Ford, më e madhja dhe më e modernia amerikane, sa e kishin përfunduar misionin e tyre gjashtëmujorë. Por, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin e zgjati për kohë të pacaktuar qëndrimin e tyre në rajon.

Tre anijet e grupit amfib USS Bataan po vendosin mijëra marinsa në ujërat pranë Izraelit, të gatshëm të depërtojnë në territor armiqësor, ose të ofrojnë kujdes dhe ndihmë mjekësore. Një skuadrilje e avionëve sulmues A-10 ka mbërritur në Lindjen e Mesme, krahas vazhdimit të vendosjes së një skuadrilje tjetër të avionëve sulmues A-10. Shtetet e Bashkuara po shtojnë edhe numrin e avionëve luftarakë F-15 dhe F-16, ndërsa rriten shqetësimet se Hezbollahu mund t’i bashkohet luftës nga veriu, sapo të fillojë sulmi i pritshëm tokësor i Izraelit në Gazë.

“Hezbollahu ka rreth 200 mijë raketa dhe predha. Aftësia për t’i goditur pozicionet e tyre është tepër e rëndësishme. Këto dislokime shtesë krijojnë atë mundësi”, thotë Dakota Wood nga Fondacioni Heritage.

Përveç rritjes së pranisë ushtarake, Shtetet e Bashkuara dërguan të paktën pesë avionë transporti C-17 me ndihma ushtarake për Forcat izraelite të Mbrojtes.

“Ne po furnizojmë Izraelin me sisteme të sigurisë për të shkatërruar dhe zmbrapsur Hamasin në Gazë. E përsëris sa herë të doni: kjo nuk nënkupton vrasjen e civilëve të pafajshëm”, thotë Sabrina Singh, Zëvendës Sekretare e Shtypit në Pentagon.

Zyrtarët amerikanë të Mbrojtjes thonë se administrata po angazhohet për të furnizuar Izraelin me municione precize dhe raketa për sistemin e saj të mbrojtjes ajrore “Iron Dome”./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë