SHBA forcon praninë 
ushtarake në Ballkan

SHBA forcon praninë <br />ushtarake në Ballkan
WASHINGTON-Pentagoni po forcon kontrollin dhe praninë ushtarake amerikane në Ballkan, shkruan portali amerikan OpEdNews. NATO dhe luftërat e udhëhequra nën komandën e saj, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Afganistan dhe Irak, bënë që Pentagoni të ndërtojë kampin gjigant në Bondsteell në Kosovë, tri baza ajrore në Bullgari dhe Rumani si dhe shtabe për operacione në disa vende tjera.

Në një analizë të publikuar shqyrtohet dhe analizohet prania amerikane jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por edhe në tërë botën, duke shtuar se SHBA po rrisin praninë edhe të stërvitjeve ushtarake në Ballkan.  Në analizë rekomandohet se tre vendet aspirantë për anëtarësim në NATO, ish-republikat jugosllave Bosnjë- Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi si dhe Gjeorgjia, në rast se përfshihen në konflikte, mund të krijojnë precedentin për një përplasje midis dy forcave më të mëdha nukleare.
Autori Rik Rozof shkruan se para, gjatë dhe pas Samitit të 25 të NATO-s që u mbajt në Çikago, Pentagoni ka vijuar të zgjerojë praninë ushtarake në ish-vendet e Jugosllavisë dhe në vendet tjera ballkanike. OpEdNeës përshkruan pranimin e anëtareve të reja në NATO nga viti 2004, duke përmendur Kroacinë dhe Shqipërinë, ndërsa nënvizohet se Maqedonia mund të bëhej anëtare e barabartë në vitin 2008, por kjo nuk ndodhi për shkak të kontestit të zvarritur të emrit me Greqinë.
Analiza përmend edhe stërvitjen komanduese dhe të terrenit të NATO që u mbajt ngaj 22- 29 maj në Maqedoni me 2200 ushtarë nga 25 vende përfshirë edhe SHBA-të. Sipas OpENeës, para Samitit të NATO-s një numër i madh i diplomatëve dhe analistëve kanë apeluar për nevojën e një liderizmi më të madh të Amerikës që Aleanca të funksionojë më mirë dhe të mos përballet me pasiguri në të ardhmen. (INA/ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre