SHBA - Për të treguar se si toka do të lëkundet gjatë një tërmeti, specialistët në San Francisko, kanë hedhur në erë një ndërtesë 13 katëshe e projektuar posaçërisht për këtë eksperiment.
Inxhinierë amerikanë janë duke studiuar strukturat e ndërtimit të përdorura në shtëpitë dhe zyrat, me shpresën për të identifikuar pikat më të rrezikuara të tokës në rast të një tërmeti. Sipas një studimi, thuhet se vitet e fundit është vërejtur një dobësim i strukturës gjeologjike duke modifikuar si frekuencën ashtu dhe intensitetin e tërmeteve në këtë zonë të Shteteve të Bashkuara.
Insistuti gjeologjik amerikan ka shprehur shqetësimin se ekziston 63% mundësia që aktiviteti sizmik në rajon të rritet brenda tridhjetë viteve të ardhshme. Tërmeti dhe cunami që goditi Japoninë në Mars të 2011-n, mund të ketë shkaktuar edhe një rritje të frekuencës së termeteve përgjatë brigjeve të Kalifornisë. Kjo ka shërbyer si një sinjal, ku shkencëtarët thonë se Kalifornia duhet të jetë e përgatitur për katastrofat e këtij lloji.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com