SHBA, gara presidenciale
Obama: Kundërshtari luan pisët

SHBA, gara presidenciale<br />Obama: Kundërshtari luan pisët
SHBA - Në kuadër të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka preferuar të bëjë një analogji me sportin ndërsa konstatoi se kundërshtarët e tij politik po luajnë pisët. Gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën në Nju Jork për mbledhje fondesh, Obama tha se "nuk mund të rezistoj pa bërë një analogji me basketbollin".

Presidenti gjeti rastin edhe të bëjë shaka kur u prezantua nga Michael Jordan ndërsa tha se "është shumë e rrallë që unë marr pjesë në një takim ku jam i pesti ose i gjashti person më i rëndësishëm". Ne, vijoi ai, jemi në fazën e fundit dhe ndodhemi pak pikë në avantazh por kampi tjetër po ecën me forcë dhe po luajnë paksa pisët. "Do të thoja se janë shtatë minuta për tu luajtur. Konkurueshmëria e Michael Jordan është legjendare dhe askush nuk e di më mirë se Michael se nëse ju jeni në një kryesim ndërsa janë për tu luajtur edhe shtatë minuta, ky është momenti kur i lini ata mënjanë".

Obama dhe rivali i tij në garën presidenciale, republikani Mitt Romney prej muajsh janë përfshirë në një fushatë negative duke akuzuar dhe kundër akuzuar njëri-tjetrin. Romney, ish guvernator i Masaçusets po mbledh më shumë fonde nga donatorët se sa Obama dhe ka mbështetje më të madhe nga grupet e jashtme që kanë investuar miliona në reklamat negative para zgjedhjeve të 6 nëntorit.

(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës