Shtëpia e Bardhë
UASHINGTON, 25 qershor /ATSH-ANSA/ - Bllokimi i çdolloj marrëdhënieje me disa nga bankat më të mëdha ruse, bllokimi i transferimit të teknologjive në industritë e sektorit energjitik dhe të mbrojtjes dhe ndërprerja e çfarëdolloj marrëveshjeje me kompanitë ruse në sektorin e mbrojtjes, janë tre opsionet që qëndrojnë mbi tavolinën e presidentit amerikan, Barack Obama, që sipas disa burimesh të "New York Times", ka gati një plan për vendosjen e sanksioneve kundrejt Moskës, për shkak se nuk është tërhequr mjaftueshëm nga fronti i krizës ukrainase.
Masat e reja, për të cilat Obama e ka paralajmëruar vetë Putinin gjatë bisedës së fundit telefonike, në shkallë të gjerë pritet të godasin industritë në sektorin e financës, mbrojtjes dhe energjisë
"E vetmja pengesë për veprimet e Shtëpisë së Bardhë mbeten aleatët evropianë", shkruan "New York Times", që duan të mënjanojnë një përshkallëzim të tensioneve me Kremlinin që do të vendoste edhe më shumë në rrezik interest ekonomikë dhe tregëtarë të vendeve të ndryshme të BE-së./
/g.s/ a.jor.
/Shqiptarja.com