Shtëpia e Bardhë do të vendos sanksione të tjera kundër Iranit pas testimit të raketës balistike të realizuar disa ditë më parë nga Irani.

Sipas burimeve që CNN citon, një grup senatorësh i kanë drejtuar një letër presidentit Trump ku i kërkojnë rritjen e presionit mbi udhëheqësit iranian në mënyrë që ata të ndërpresin aktivitet destibilizuese.

Senatorët kanë kërkuar nëpërmjet letrës, “një forcim të të gjitha sanksioneve aktuale dhe shtimin e sanksioneve të tjera”.

Ndërkohë ditën e djeshme një këshilltar i  lartë i Iranit, është shprehur se Trump është një "lider pabaza"  dhe se vet amerikanët kanë frikë nga “ekstremizmi i Trump”.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, janë rritur kohët e fundit për shkak të refuzimit të udhëheqësve iranian për të rinegociuar marrëveshjen e arritur mbi
arsenalin bërthamor të vendit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com