SHBA - Ish-presidenti amerikan George H.W. Bush ndodhet nën kujdesin intensiv pas etheve që e kanë prekur që prej ditës së dielë, ka raportuar zëdhënësi i tij. Bush, tashmë 88 vjeç është shtruar në pavionin e kujdesit intensiv në spitalin Methodist të Hjustonit në Teksas.

Zëdhënësi i Bush, Jim McGrath tha se ai ka patur një seri komplikacionesh dhe mbetet ende nën kujdesin e mjekëve. Ai shtoi se ish-presidenti amerikan vazhdon të komunikojë mjaft mirë me familjen e tij dhe mjekët janë optimistë për shëndetin e tij.

Bashkëshortja e tij Barbara, djali i tij Neil dhe pjesëtarë të tjerë të familjes i kaluan Krishtlindjet me Zotin Bush. Vajza e tij Dorothy do të mbërrijë në darkë në Hjuston. Ish-presidenti i 41-të amerikan është vizituar gjithashtu nga dy djemtë e tij, George W. Bush Presidenti i 43-të amerikan dhe Jeb Bush ish-guvernator i Floridës.

Gjatë karrierës së tij politike ai shërbeu si kongresist, ambasador në Kombet e Bashkuara, ambasador në Kinë dhe drejtor në Agjencinë Qendrore të Zbulimit amerikan.

Gjithashtu ka qenë zëvendësi i presidentit Ronald Regan për dy mandate dhe shërbeu si presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në vitin 1992, vit në të cilën u mposht nga demokrati Bill Clinton, kur kandidoi për një mandat të dytë.

(eç/lç/shqiptarja.com)