50 emigrantë janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në periferi të San Antonio, Teksas. Një zjarrfikës ka bërë me dije se 16 persona të tjerë janë gjetur të gjallë, të cilët i kanë çuar në spital për ndihmë mjekësore, mes tyre 4 fëmijë. Ai tha se të mbijetuarit ishin të lodhur nga nxehtësia.
San Antonio është 250 km (150 milje) nga kufiri SHBA-Meksikan, është një rrugë kryesore tranziti për trafikun e njerëzve. Shpesh, emigrantët transportohen pa dokumente nga zona të largëta në drejtim të SHBA.
"Ata kishin familje...dhe po përpiqeshin të gjenin një jetë më të mirë," tha kryebashkiaku i San Antonio, Ron Nirenberg. "Një tragjedi e tmerrshme njerëzore. Ne nuk duhet të hapim një kamion dhe të shohim tufa trupash atje. Asnjëri prej nesh nuk vjen në punë duke e imagjinuar këtë," tha ai.
Ai shtoi se automjeti, i cili ishte braktisur nga drejtuesi i tij, nuk kishte ajër të kondicionuar dhe nuk kishte ujë të pijshëm brenda. Mundësitë janë të mëdha, që emigrantët ët kenë ndërruar jetë nga nxehtësia e lartë dhe dehidratimi. Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, tha se dy guatemalanë ishin në mesin e atyre që u dërguan në spital. Kombësia e viktimave të tjera ende nuk dihet
Tre persona po mbahen në paraburgim për këtë ngjarje ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet.
SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çmimet e hidrokarbureve, a po i mbron Bordi i Transparencës interesat e qytetarëve?
-
PO
18.5%
-
JO
75.7%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1934
Lajme të tjera
-
Analistët në Beograd: Serbia ngre në pozicione drejtuese pjesëmarrësit në luftën e Kosovës
7 Gusht, 22:44
-
Flakët në Elbasan, Meta: Nuk ka asnjë masë, lini pushimet dhe shuani zjarret
7 Gusht, 22:34
-
Albin Kurti takon Dua Lipën: Kosova shkëlqen më shumë me ‘Sunny Hill’
7 Gusht, 22:24
-
Thikën klientit në mes të Sarandës, po tani kush e ka fajin?
7 Gusht, 22:11
-
‘Dua t’i them kësaj k**e naziste se do vijmë dhe do të të vrasim’, politikani rus kërcënon ‘live’ gazetaren
7 Gusht, 21:55
-
Tonelata me grurë lënë Ukrainën
7 Gusht, 21:54
-
VIDEO, flakët mbulojnë qiellin e Fushë-Krujës! Zjarri i qëllimshëm në Nikël, rrezikohen banesa
7 Gusht, 21:47
-
Zjarri në ullishtën e Elbasanit, Luçiano Boçi: E tmerrshme, në dorë të fatit! Askush nuk ndërhyn
7 Gusht, 21:26
-
Bllokimi i mjeteve lundruese, pronarët në Dhërmi protestë: Po lejohet lundrimi në mënyrë selektive
7 Gusht, 21:10
-
'Shqiptarët po mbushin malet greke me kanabis', kapet parcela 10 milionë euroshe! Mediat: E transferuan këtu kultivimin! Ja si e organizojnë jetën
7 Gusht, 20:53
-
Kriza ekonomike thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut
7 Gusht, 20:42
-
Pjesëmarrësi i bën Dua Lipës ‘pyetjen e sikletshme’ tipike shqiptare, reagimi i këngëtares është epik
7 Gusht, 20:24