SHBA/ Gjenden 8 persona të vdekur në një banesë të djegur, policia nis hetimet

SHBA/ Gjenden 8 persona të vdekur në një banesë të djegur, policia nis hetimet

Tetë persona u gjetën të vdekur në një shtëpi pranë Oklahoma, SHBA pas një zjarri në shtëpi të enjten, dhe policia tha se po hetonte çështjen si vrasje. Autoritetet nuk bënë me dije menjëherë identitetet e viktimave. 

"Fqinjët deklaruan ndaj policisë se një familje me dy të rritur dhe gjashtë fëmijë jetonin në shtëpi", tha Ethan Hutchins, një zëdhënës i Departamentit të Policisë Broken Arrow në një konferencë shtypi të enjten.

Pasojat e zjarrit në Broken Arrow, një qytet me rreth 116 mijë banorë rreth 15 milje në juglindje të qendrës së Tulsa, "është një skenë komplekse" duke pasur parasysh dëmtimin e shtëpisë, sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë. Zjarri u raportua pas orës 16:00 me orën lokale.

"Indikacionet e hershme, sipas oficerëve në vendngjarje, konfirmuan se ata po hetojnë një vrasje. Kjo është një tronditje për Broken Arrow. Pasi ky është një qytet i sigurt dhe nuk e kemi parë këtë situatë. Ky është incidenti i parë i vrasjes në Broken Arrow këtë vit", tha zëdhënësi i policisë Hutchins në një konferencë të mëparshme për shtyp.

Policia nuk dha menjëherë informacione shtesë për zjarrin apo rrethanat e tij, por tha se nuk besonte se kishte të bënte me një kërcënim të menjëhershëm për publikun.

Lisa Ford, një këshilltare e qytetit në Broken Arrow, tha me telefon të enjten mbrëma se çdo lloj dhune në Broken Arrow është "padyshim jashtë normës".

“Unë thjeshtë do të doja t'u kërkoja njerëzve të luten”, tha Ford.

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë