OHAJO - Gjendet i varur Ariel Kastro, i dënuar me 1000 vite burg pasi akuzohet për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tre femrave për më shumë se 10 vite. Ai njihet edhe si “monstra i Cleveland”. Ai është gjetur i vdekur në qelinë e tij rreth orës 9.20 minuta mbrëmjen e së martës.
Kastro 52-vjeç ishte në qendrën pritëse në Orient, Ohajo për tu dërguar në burg, kur është gjetur nga roja, raporton CNN. Ky i fundit ka dhënë alarmin dhe më pas mjekët e burguar janë munduar që ta sjellin në jetë por nuk kanë mundur, pasi për Kastron ishte shumë vonë.
Ai u dërgua në spital dhe pas disa orësh u shpall zyrtarisht i vdekur nga mjekët. Kastro ishte vënë në një seksion të veçantë të burgu dhe nuk kishte kontakte me të dënuar të tjerë, thanë zyrtarë të burgut. Familja e Kastros tha se ishte në dijeni të raporteve të medias por nuk ishte njoftuar nga autoritetet shtetërore.
“Në lidhje me këtë ngjarje është duke u zhvilluar një hetim i hollësishëm”, - thotë për CNN, Smith Jo Ellen i departamentit të burgjeve.
Viktimat e rrëmbimit ishin, Knight, e rrëmbyer në vitin 2002, Georgina Dejesus, e rrëmbyer në vitin 2004 dhe Amanda Berry e rrëmbyer në vitin 2003.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com