SHBA, gjendet një pjesë e avionit
12 vjet pasi u përplas me Kullat

SHBA - Pas 12 vjetësh nga atentati më i tmerrshëm në histonë e njerëzimit, është gjetur një pjesë e pajisjes së uljes të njërit prej avionëve, që u përplasën me kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 shtator 2001.

Komisioneri i policisë së New York-ut, Ray Kelly tha se pjesa u gjet të mërkurën nga disa mbikqyrës, që po inspektonin një ndërtesë pranë Park Place në Manhattan.

Pjesa metalike 1.5 metra, e cila mbi të lexohet Boeing dhe një numër serial, kishte ngecur në një ngushticë të ngushtë mes dy ndërtesave.

12 vjet më më parë, në orën 8.46 minuta me orën lokale një avion i Kompanisë United Airlines goditi kullën e parë të Qendrës Botërore të Tregtisë, e pak minuta më vonë u godit edhe kulla e dytë nga një avion tjetër ku rreth 3 mijë persona humbën jetën.

Tragjedia e 11 shtatorit, një ditë e rëndë tmerri ndryshoi historinë amerikane por edhe kursin e botës në luftën kundër terrorizmit.
Ndërkohë të pesë organizatorët të dyshuar për atentatet e shtatorit 2001 ndodhen në burgjet amerikane të Guantanamos në Kubë ku janë ende në pritje të proceseve të tjera gjygjësore.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

‘Qëndroni në shtëpi’, Sarajeva në alarm nivelin e smogut, qytetarët me maska

‘Qëndroni në shtëpi’, Sarajeva në alarm nivelin e smogut, qytetarët me maska