Një gjykatës në Seattle, ka vendosur një bllokim kombëtar mbi dekretin e presidentit amerikan Donald Trump, për ndalimin e udhëtarëve nga 7 vend myslimane.
Gjykatësi federal James Robart, ka vendosur kundër avokatëve qeveritarë të cilët pretendonin se Shtetet e Bashkuara nuk kishin fuqinë për të kundërshtuar urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump.
Dekreti për ndalimin e udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, i firmosur nga presidenti Trump gjatë javës së kaluar, shkaktoi protesta në shumë qytete të SHBA-së dhe konfuzion në aeroportet e vendit.
Departamenti i Shtetit, ka njoftuar se që prej hyrjes në fuqi të këtij presidenti janë refuzuar 60 mijë kërkesa për viza.
Dekreti i Trump vendoste një ndalim prej 90-të ditësh të lëshimit të vizave nga Administrata e Refugjatëve në SHBA, për të gjithë aplikantët.
Ndërkohë që është vendosur një ndalim pa limit kohor për pajisjen me vizë të shtetasve sirian. Nga ana tjetër ekziston një ndalim prej 120 ditësh për të gjithë personat që vinë nga Iraku, Siria, Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com