SHBA, gjykata rrëzon Trump,
pezullon vendimin për emigrantët

SHBA, gjykata rrëzon Trump,<br />pezullon vendimin për emigrantët
Gjykata federale në New York, ka pezulluar urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trup, për ndalimin e emigrantëve nga vendet myslimane.

Vendimi është marrë nga gjykatësja Ann Donnelly, pas ngritjes së një padia nga avokatët e Unionit Amerikan për Liri Civile, të cilët përfaqësonin qytetarët nga shtatë vendet myslimane të përfshira në urdhrin ekzekutiv, që u bllokuan në aeroportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas hyrjes së ligjit në fuqi.

Ky vendim u prit nga një numër i madh protestuesish të cilët qëndronin përpara sallës së gjyqit në Bruklin.

Më 27 janar, presidenti Trump, firmosi një urdhër i cili pezullonte programin amerikan për refugjatët për 120 ditë. Urdhri pati kundërshtime të mëdha dhe u shoqërua me protesta në shumë vende të SHBA-së.

Ndërkohë, vendimi i marrë nga gjykata në New York, ndalon policinë kufitare amerikane që të kthejë këdo që ka mbërritur në SHBA nga Iraku, Siria, Irani, Sudani, Libia, Somalia dhe Jemeni.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje