SHBA ka nisur sulme ajrore ndaj objektivave të shumta të rebelëve Houthi në të gjithë Jemenin gjatë natës, duke përfshirë provincën Saada, e cila ka qenë një strehë për udhëheqësit e grupit, raporton Reuters.
Televizioni Al Masirah, i drejtuar nga Houthi, raportoi për më shumë se 10 sulme në vende të ndryshme, duke përfshirë rrethin Al-Safra në Saada. Sipas burimeve jemenase, rrethi, i cili strehon depo armësh dhe vende trajnimi, konsiderohet si një nga bastionet ushtarake më të rëndësishme dhe më të fortifikuara të grupit.
Pas javësh qetësie relative në Detin e Kuq pas armëpushimit në Gaza që u arrit në fund të Janarit, rebelët Houthi të lidhur me Iranin paralajmëruan më 12 Mars se do të rifillonin sulmet ndaj anijeve izraelite në përgjigje të mbylljes së kalimeve të Gazës.
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do ta mbajë Iranin përgjegjës për çdo sulm të ardhshëm të Houthi, duke paralajmëruar për pasoja të rënda.
Pavarësisht presionit të SHBA-së, Houthi-t e udhëhequr nga Abdul Malik al-Houthi kanë refuzuar të ulin sulmet në Detin e Kuq. Grupi ka nisur sulme të shumta ndaj anijeve ndërkombëtare, duke thënë se solidarizohen me palestinezët në Gaza.
Xh.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
50.3%
-
Barazim
31.6%
-
Fiton Shqipëria
18.1%
Vota total: 563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DASH përgënjeshtron Berishën! Yuri Kim me detyrë të re në Departamentin e Shtetit, emërohet këshilltare e lartë
20 Mars, 20:01
-
Tesla tërheq 46 mijë makina Cybertruck për shkak të një defekti
20 Mars, 17:41
-
BE shtyn tarifat ndaj SHBA-së deri në mes të prillit
20 Mars, 17:32
-
Mbi 200 letrat e Churchill për presidentin Roosevelt dhe pasioni për demokracinë dhe paqen
20 Mars, 16:28
-
'Simbol i zyrës ovale prej gjysmë shekulli'/ Trump 'nuk kursen' as bimën e famshme 'Swedish ivy', e heq nga 'Shtëpia e Bardhë
20 Mars, 15:59
-
Lakers fiton duelin kundër Denver, Oklahoma në krye të renditjes! 'K.O' Chicago dhe Miami
20 Mars, 14:14
-
Berisha i vendosur për ta shkrirë SPAK-un: Do bëjmë reformë të drejtësisë me ndihmën e Venecias dhe aleatëve tanë! Thotë se do imitojë edhe Elon Musk
20 Mars, 13:16
-
‘Nëse do zbatonin letrën e Putin në 1997 baza e Kuçovës nuk do ndërtohej’/Meçollari tregon skenarët kur NATO mund të hyjë në luftë me Rusinë
19 Mars, 22:23
-
Mbyllja e 'Zërit të Amerikës' me urdhër të Trump, Keida Kostreci: U bëmë një dritare shprese për qytetarët në mbarë botën
19 Mars, 22:01
-
Zhvillimet e SHBA-Ukrainë/ Koçi për Repolitix: Ka ndryshuar raporti i SHBA me Evropën, Trump nuk e sheh Rusinë si agresorë
19 Mars, 21:44
-
Trump paralajmëron Iranin: Vetëm dy muaj për marrëveshje, ndryshe pasojat do jenë të rënda
19 Mars, 20:49
-
BE-ja shpalos strategjinë e re të sigurisë, të reduktohet roli i SHBA-së, të rriten blerjet e armëve evropiane
19 Mars, 20:07