SHBA godet militantët irakianë të mbështetur nga Irani

SHBA godet militantët irakianë të mbështetur nga Irani

Foto ilustruese

Avionë ushtarakë amerikanë goditën militantët irakianë që mbështeten nga Irani në përgjigje të një serie sulmesh të ditëve të fundit kundër forcave amerikane dhe të koalicionit.

Zyrtarët amerikanë thanë se sulmet ajrore, të nisura në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, sipas orës lokale, kishin në shënjestër tre objekte në Irakun perëndimor të përdorura nga Kataib Hezbollah dhe grupe të tjera të mbështetura nga Irani.

“Këto sulme kishin në shënjestër komandën e grupit Kataib Hezbollah, magazinat dhe objektet e trajnimit për raketat dhe dronët sulmues”, thuhet në një deklaratë të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara e cila mbikëqyr forcat amerikane në rajon.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, paralajmëroi veçmas se Uashingtoni nuk e përjashton mundësinë për sulme shtesë, nëse është e nevojshme.

“Ne nuk duam që konflikti në rajon të përshkallëzohet”, tha zoti Austin duke shtuar se, “Jemi plotësisht të përgatitur për të marrë masa të mëtejshme për të mbrojtur njerëzit dhe objektet tona”.

“U bëjmë thirrje këtyre grupeve dhe sponsorëve të tyre iranianë që t’i ndalojnë menjëherë këto sulme”, tha ai.

Reagimet e fundit amerikane pasojnë sulmin me dronë kamikazë nga militantët e mbështetur nga Irani kundër bazë ajrore Ain al-Asad në pjesën perëndimorë të Irakut. Baza u bë objektiv sulmesh edhe të shtunën nga një mori raketash balistike të lëshuara nga brenda Irakut.

Ndërsa shumica e raketave u asgjësuan, zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryder tha se katër pjesëtarë të forcave amerikane pësuan dëmtime në kohë nga raketat që goditën bazën.

Forcat amerikane në Irak dhe Siri janë përballur me më shumë se 150 sulme që nga sulmi terrorist i Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor. Të paktën 83 amerikanë janë plagosur në Irak dhe Siri, tha për Zërin e Amerikës një zyrtar i Pentagonit. Përveç dy prej tyre, të tjerët janë rikthyer në detyrë.

Më herët të martën, ushtria amerikane eliminoi një raketë në një zonë të kontrolluar nga lëvizja Houthi e Jemenit, e cila po përgatitej të lëshohej kundër një anieje, njoftoi Pentagoni./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki