SHBA, goditet kibernetikisht fushata 
elektorale e kandidates Hilary Clinton

SHBA, goditet kibernetikisht fushata <br />elektorale e kandidates Hilary Clinton
Fushata elektrorale e kandidates demokrate Hillary Clinton është hakeruar . Sulmi kibernetik është bërë kundër Partisë Demokratike, raportojnë mediat amerikane. 

Vjedhjet e fundit përfshijnë të dhëna nga komiteti i partisë dhe fushata e kongresit. Zyrtarët besojnë se sulmi kibetnetik është bërë nga agjentë të cilët punojnë për qeverinë rusë. Shumë prej analistëve besojnë se Rusia po përpiqet të influencojë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Nga ana tjetër Kremlini zyrtar ka mohuar çdo lloj përfshirje dhe ka denoncuar retorikën “helmuese” të Washtingtonit ndaj Rusisë. 

Anëtarët e fushatës së ish sekretares thanë se një sistem të dhënash i cili shpërndahet me entitet të tjera të partisë është vjedhur kibernetikisht. Por sipas sekretares së shtypit nuk ka evidence se është prekur sistemi i brendshëm. Ndërsa hetimet tashmë i kanë kaluar FBI.

Emailet e hakeruara u zbuluan vetëm një javë para konventët së partisë demokratike ku u nominua zyrtarisht edhe Clinton si kandidatja për presidente në zgjedhjet e nëntorit. 

Nga ana tjetër edhe kandidati republikan Donald Trump i kërkoi Rusisë të gjejë 30.000 email të Hillary që janë zhdukur duke u akuzuar nga partia demokratike se po i kërkon të huajve të spiunojnë amerikanët.
 

Redaksia online
(s.m.shqiptarja.com)
 


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë