SHBA goditet nga i nxehti ekstrem, temperatura deri në 54 gradë Celsius

SHBA goditet nga i nxehti ekstrem, temperatura deri në 54 gradë Celsius

Një valë nxehtësie ekstreme ka goditur SHBA perëndimore, ku  për të tretën ditë me radhë janë regjistruar temperatura rekord  deri në 54 gradë Celsius.

Në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, temperatura ka arritur në 54.4 gradë Celsius, duke rritu rrrezikun edhe për zjarre. Autoritetet kanë ngritur në disa zona të caktuara hapësira publike me ajër të kondicionuar për të ndihmuar banorët.

Temperaturat e larta shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike dhe zjarre të mëdha në pyje, ku në Oregonin jugor, flakët rrezikuan edhe disa banesa.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik tha se pjesa më e madhe  e rajonit do të përfshihet nga temperatura jashtëzakonisht të larta, ndërsa paralajmëroi banorët nxehtësia mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim