SHBA: Grante për të rinjtë në mbrojtje të të drejtave të njeriut
 

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën të ditur se ka nisur nisma Akademia Rinore e të Drejtave te Njeriut. “Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA), kohët e fundit ka filluar nismën Akademia Rinore e të Drejtave të Njeriut, mbështetur financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci”, thuhet në një staus në Facebook të ambasadës amerikane në Tiranë. “Ata kanë qenë në Shkodër dhe Peshkopi për të angazhuar dhe trajnuar të rinjtë në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut. Ndiqini ata teksa udhëtojnë me Akademinë Levizëse Rinore në të gjithë Shqipërinë”, vijon postimi.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0