Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën grupin rus Wagner "organizatë kriminale ndërkombëtare". John Kirby, zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, tha se Wagnerat e kontrolluar nga Yevgeny Prigozhin, biznesmen i afërt me presidentin Vladimir Putin, kanë rreth 50,000 ushtarë në Ukrainë.
Thesari amerikan, me përcaktimin e Wagnerit si organizatë kriminale ndërkombëtare, e ka vënë atë në të njëjtin pozicion me grupet mafioze italiane, krimin e organizuar japonez dhe atë rus.
Sipas amerikanëve, rreth 80% e tyre janë persona të nxjerrë nga burgjet ruse për të luftuar në Ukrainë.
Kirby bëri publike gjithashtu edhe fotografi të deklasifikuara të inteligjencës amerikane që tregonin se si Koreja e Veriut furnizonte me armë mercenarët e Wagnerit. Fotografitë tregojnë trena rusë që hyjnë në Korenë e Veriut, marrin ngarkesa me armatim dhe kthehen në Rusi.
Debati për rekrutimet e mercenarëve për Wagnerin ka mbërritur edhe në Ballkan. “BBC” dhe “La Republica” kanë publikuar video shfaqen mercenarë serbë që stërviten krah ushtarëve rusë të kompanisë famëkeqe për të luftuar në Ukrainë.
Ndërkohë, “Wagner” ka mohuar se po rekruton serbë për të luftuar në Ukrainë, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë thirrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiç tha se Rusia duhet të ndalë përpjekjet e saj për të rekrutuar qytetarët e vendit të tij.
Operacioni i parë i Grupit krimnal ndërkombëtar ishte ndihma në aneksimin e Krimesë, në vitin 2014, ndërsa janë zgjeruar më tej në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.
Ditë më parë, një ish-komandant i Wagnerave kërkoi azil politik në Norvegji. Për mediat vendase ai përshkroi tmerret e luftës në Ukrainë dhe arratisjen nga Arktiku.
SI.E./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Aleanca është bërë më e fortë falë meje! Fjalë premtuese nga Putin për armëpushimin, shpresoj të bëjë gjënë e duhur
13 Mars, 18:01
-
Putin: Pro armëpushimit në Ukrainë nëse sjell paqe të qëndrueshme, por ka disa pikëpyetje! E mundshme një telefonatë me Trump! Ukrainasit në Kursk të tërhiqen ose do të vdesin
13 Mars, 16:59
-
Inflacioni në Shtetet e Bashkuara shënoi rënie gjatë shkurtit
13 Mars, 16:13
-
Rusia jep sinjale refuzimin për armëpushimin 30 ditor! Zelensky: Ata kërkojnë zvarritjen e luftës
13 Mars, 14:50
-
Përshkallëzohet 'lufta' Trump- BE/ Presidenti: Nëse nuk pini uiskin tonë, do e rrisim 200 % tarifën e verërave tuaja
13 Mars, 14:42
-
Shefi i NATO-s viziton Uashingtonin, pritet të takohet me Trump! Në fokus lufta në Ukrainë dhe mbrojtja e vendeve anëtare të aleancës
13 Mars, 14:14
-
Trump: Nëse Rusia nuk pranon armëpushimin me Ukrainën, do të përballet me sanksione shkatërruese
12 Mars, 19:44
-
Frrok Çupi: Pse thjesht madhështore?!
12 Mars, 18:09
-
G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin
12 Mars, 15:45
-
Urdhër- ndalimi për Dodik, analistja për Report Tv: Ka mbështetje të madhe nga Vuçiç! Ardhja e djalit të Trump në Serbi shihet si mbështetje e SHBA
12 Mars, 12:50
-
Bitcoin si një rezervë strategjike e SHBA, çfarë dihet për planin e Trump për kriptomonedhat
12 Mars, 11:58
-
Groenlandë/ Opozita fitore surprizë, udhëheq partia e qendrës së djathtë, ndërsa Trump pretendon kontrollin e territorit
12 Mars, 11:18