SHBA/ Hakeri sulmon ujësjellësin, përpiqet t’i hedhë kimikate helmuese (VIDEO)

Një haker në Florida të SHBA-së mundi të futet në mënyrë të paligjshme në sistemin e një ujësjellësi dhe u përpoq t’i shtonte kimikate helmuese. Hakeri, kishte arritur të rriste sasinë e hidroksidit të natriumit në ujë, por fatmirësisht një punëtor e kishte kuptuar veprimin dhe e kishte kthyer atë.

Një mbikëqyrës vuri re se kursori i tij në ekranin e kompjuterit filloi të lëvizte, dhe mundi ta ndalonte veprimin në kohë. Zyrtarët kanë shtuar kontrollet në sistemin e ujësjellësit dhe kanë vendosur masa mbrojtëse për të parandaluar një sulm tjetër kibernetik. Hetuesit thanë se akoma nuk kanë mundur të zbulojnë nëse hakërri ishte vendas apo i huaj, ndërsa FBI së bashku me Shërbimin Sekret janë duke hetuar rastin.

Hidroksidi i natriumit përdoret për të trajtuar aciditetin e ujit, por në rast se ai përdoret në sasi të larta mund të shkaktojë probleme të mëdha. Përbërja gjendet edhe në sapuna dhe mund të shkaktojë acarim, djegie dhe komplikime të tjera. Konsumi i tij mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe syve, së bashku me humbjen e përkohshme të flokëve. Gëlltitja e tij mund të shkaktojë dëmtim të gojës, fytit dhe stomakut dhe nëse është në shkallë të lartë të shkaktojë të vjella, të përziera dhe diarre. Fabrika e Oldsmar siguron ujë për bizneset dhe rreth 15,000 banorë dhe programi i hyrjes në distancë në sistemin e ujit është çaktivizuar përkohësisht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?