SHBA, Haley: Nëse nuk ndërhyn
OKB, ne do të futemi në Siri

SHBA, Haley: Nëse nuk ndërhyn<br />OKB, ne do të futemi në Siri<br>
Ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, paralajmëroi të hënën se Uashingtoni "është i gatshëm të veprojë", nëse Këshilli i Sigurimit të OKB nuk do të veprojë ndaj Sirisë, pasi sulmi i ushtrisë siriane në Ghouta-n lindore nuk ndaloi, raporton reuters.

Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Këshilli i Sigurimit një armëpushim të menjëhershëm prej 30 ditësh në Damask dhe Ghouta-n lindore, ku forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad, mbështetur nga Rusia dhe Irani, thonë se po sulmojnë grupet terroriste që po bombardojnë kryeqytetin.

Që nga 18 shkurti, sulmet e ushtrisë në Ghouta-n lindore, mbështetur dhe nga sulme ajrore, kanë vrarë rreth 1,160 persona”, shprehet një grup monitorimi i luftës.

Nuk është rruga që ne preferojmë, por është një rrugë që duhet ta ndërmarrim dhe jemi te përgatitur ta ndërmarrim”, u tha Haley 15 pjesëtarëve të Këshillit të Sigurimit. “Kur komuniteti ndërkombëtar dështon vazhdimisht të veprojë, ka shtete që ndërmarim aksionet e tyre”, shtoi më tej ajo.

Rusia dhe Damasku thonë se një armëpushim i urdhëruar nga Këshilli i Sigurimit të OKB nuk mbron luftëtarët në Ghouta-n lindore, duke argumentuar se ata janë anëtarë të grupeve terroriste.

Redaksia Online
A.S/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë