SHBA – Më 21 maj, në Nju Jork do të hapet Muzeu Përkujtimor Kombëtar i 11 Shtatorit, i cili , para se të hapej për qytetarët, u vizitua nga Presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Mishelë Obama.
Muzeu është ndërtuar kryesisht nën tokë. Ai përmban qindra video me pamje dhe dëshmi të njerëzve që e përjetuan tragjedinë, përmban objekte të shkatërrimit të asaj dite të kullave, zjarrfikëse të fundosura nën malin e hekurave dhe betonit dhe natyrisht, sende personale të atyre që punonin tek dy kullat.
Presidenti Obama e vizitoi muzeun, duke parë në një mur përkujtimor fotot e viktimave dhe një kamion të shkatërruar nga zjarri. Bashkë me të ishin edhe Guvernatori i Nju Jorkut Majkëll Blumberg, ish-Presidenti Bill Klinton dhe ish- Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton.
Në fjalën e tij të hapjes në ceremoni , Blumberg tha se muzeu ishte "një kujtesë për ne dhe të gjithë. Asnjë nuk do të largohet nga ky muze pa ndjesinë për ta kuptuar njerëzimin në një mënyrë më të thellë," tha presidenti i muzeut Xho Deniels.
Çarls Vols, një burrë që humbi gruan e tij Katerinën në sulmin e 11 Shtatorit tha se ishte duke e pritur hapjen e muzeut me një përzierje frike e padurimi.
Muzeu gjithsesi nuk ka kaluar pa polemika. Disa të afërm të viktimave janë mërzitur që njerëz të paidentifikuar, mbetur nën rrënojat, do të shfaqen në ekranin e muzeut.
Nga ana tjetër, disa grupe myslimanesh kanë thënë se tek një video që përshkruan Al-Kaidën nuk bëhet një dallim i qartë ndërmjet rrëmbyesve të dhunshëm të motivuar nga vizioni radikal i Islamit dhe muslimanëve paqesorë.

(Pamje nga Muzeu që do të hapet me 21 shtator)
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com