TIRANE- Statuja e lirisë në Nju-Jork, e cila u mbyll nga uragani Sandy nga fundi i tetorit të vitit të kaluar, u hap përsëri për vizitorët me rastin e 4 korrikut, dita e Deklaratës së Pavarsisë.
Statuja e cila gjendet në ishullin Liberty Island në Portin e Neë York-ut nuk u dëmtua gjatë stuhisë e cila më 29 tetor vitin e kaluar e goditi Nju-Jorkun, por ndërtesat dhe rrugët përreth u mbuluan me ujë.
Uragani "Sandy", tashmë i klasifikuar si stuhi tropikale shkaktoi dëme dhe viktima në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në disa zona të caktuara në New York niveli i ujit arriti deri në 4 metra duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të konsiderueshme materiale. Statuja, e cila është e lartë 93 metra dhe 200 tonë e rëndë, është një nga monumentet më të famshme në botë.
Statuja e Lirisë i është dhuruar zyrtarisht SHBA-ve nga populli francez, me rastin e 100-vjetorit të Revulucionit që solli çlirimin e kolonive nga Britania e Madhe. Me kalimin e viteteve ajo mori një simbolikë tjetër, atë të lirisë e tëdemokracisë në botë. Ajo u kthye në një pararojë të ”botës demokratike” dhe në vitin 1924 është shpallur monument kombëtar.
Redaksia online
(sg/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com