SHBA, hapi i parë i Donald Trump
shpërbërja e reformës Obamacare

SHBA, hapi i parë i Donald Trump<br />shpërbërja e reformës Obamacare
Donald Trump duket i vendosur në vendimet e tij të deklaruara edhe më parë. 

Siç dhe ai u shpreh gjatë fjalimit është koha e politikës së veprave dhe  jo e fjalëve.  

Menjëherë pas  mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë manjatit iu deshën vetëm pak orë për të hedhur hapin  e tij të parë si president i 45 i SHBA-së.

Me t’u ulur në zyrën e tij, Presidenti firmosi një sërë urdhërash ekzekutivë, që shënjestrojnë reformën shëndetësore të paraardhësit të tij, Barack Obama.

Ai ka urdhëruar  të gjitha agjencitë federale që të ndërmarrin masa të nevojshme për të lehtësuar barrën financiare të qeverisë amerikane në shëndetësi, duke ndërmarrë hapin e parë në përmbushjen e zotimit të fushatës, se do të anulonte këtë reformë, që njihet si “Obamacare”.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë  Sean Spicer.

Ardhja e presidentit të ri u reflektua edhe në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë, ku politikat e Barack Obamës janë zëvendësuar nga axhenda e re e Trumpit.

Nga studio ovale e Shtëpisë së Bardhë, Trump e komentoi në këtë mënyrë ditën e parë të detyrës së re: “ Një ditë e ngarkuar,por e bukur, Një ditë e bukur”

Edhe gjatë fjalimit të parë si president, manjati ritheksoi se në qendër të vëmëndjes do të jetë Amerika, blerja e produkteve amerikane dhe punësimi i qytetarëve amerikanë.

Redaksia Online
e.m Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme