SHBA, Hawaii teston sirenë
alarmi për sulme bërthamore

SHBA, Hawaii teston sirenë<br />alarmi për sulme bërthamore<br>
Shteti amerikan i Hawaii ka testuar sirenën paralajmëruese bërthamore për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Rifillimi i testeve mujore vjen në mes të një kërcënimi në rritje nga programi i raketave dhe programit bërthamor të Koresë së Veriut. Kujtojmë që Hawaii është shteti Amerikan më i afërt me Korenë e Veriut.

Ishulli i Hawaii ka testim me sirenë çdo muaj për paralajmërime për katasfrofa natyrore të mundshme. Sirena paralajmëruese ka një tingull të fortë dhe paralajmëron 12 minuta para se të godasë një rraketë bërthamore

Një zyrtar ushtarak amerikan deklaroi: “Që të kishim mundësi të njoftonim publikun në rast sulmi, ne duhet të gjenim një mënyrë për t‘i lajmëruar ata nëse do tënisej një sulm bërthamor ndaj nesh, dhe për ta bërë këtë një mënyrë është të përdorim një system sirenash. Po ashtu njofimet në raste të tilla mund të bëhen në lidhje direkte në televiozion dhe radio”.

Pyongyang ka testuar një seri raketash balistike dhe në shtator ka kryer testin e gjashtë të tij bërthamor.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg