SHBA,helikopteri bie në lum,
shpëton vetëm piloti/VIDEO

SHBA,helikopteri bie në lum,<br />shpëton vetëm piloti/VIDEO<br>
Një helikopter me gjashtë persona në bord është rrëzuar dhe ka rënë në lumë, pranë ishullit Roosvelt, në lindje të Nju Jorkut. Nga rrëzimi i helikopterit kanë humbur jetë të gjithë pasagjerët në bord, duke mbijetuar vetëm piloti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 (mesnatë në Shqipëri), ku ekipet zhytëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke arritur të shpëtojnë vetëm pilotin, ndërsa kanë humbur jetën pesë pasagjerët. Dëshmitarët okularë publikuan foto dhe video, ndërsa treguan se panë një helikopter të kuq duke rënë me shpejtësi, i cili më pas është fundosur në lumë.

Helikopteri i rrëzuar ishte ‘Eurocopter AS350’, vetëm me një motor të lehtë, që mund të mbajë deri në gjashtë persona. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

helikopteri shba

helikopteri shba

 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë