Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 (mesnatë në Shqipëri), ku ekipet zhytëse kanë ndërhyrë menjëherë, duke arritur të shpëtojnë vetëm pilotin, ndërsa kanë humbur jetën pesë pasagjerët. Dëshmitarët okularë publikuan foto dhe video, ndërsa treguan se panë një helikopter të kuq duke rënë me shpejtësi, i cili më pas është fundosur në lumë.
Helikopteri i rrëzuar ishte ‘Eurocopter AS350’, vetëm me një motor të lehtë, që mund të mbajë deri në gjashtë persona. Ndërkohë, vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
d.c./shqiptarja.com