SHBA - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar supozimet dhe parashikimet se kush do të kandidojë për të fituar zgjedhjet presidenciale 2016. Sipas anketave amerikanët mendojnë se Hillari Klinton është kandidatja më e favorizuara natyrisht, po qe se ajo vendosë t’i hyjë garës.
Hillary Clinton, është shefja e diplomacisë së shtetit më të fuqishëm të botës e zgjedhur nga presidenti Obama. Puna gjigande dhe autoriteti i saj ka bërë që ajo të jetë personaliteti më popullor i administratës së Obamës në botë.
Ndër emrat e tjerë që përmenden në anketat si kandidat të mundshëm për president janë zëvendëspresidenti Joe Biden dhe guvernatori i shtetit të New York, Andrew Cuomo. Ndërkohë Clinton ka deklaruar se nuk do të qëndrojë në krye të diplomacisë amerikane gjatë mandatit të dytë të presidentit Obama.
(lç/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com