SHBA, homazhe për policët e vrarë
Obama i pranishëm  në Dallas

SHBA, homazhe për policët e vrarë<br />Obama i pranishëm  në Dallas
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të  jetë sot në Dallas të Teksasit, ku do të ndjekë homazhet per 5 policët e vrarë javën e kaluar. Obama do të shoqërohet nga nënpresidenti Joe Biden dhe paraardhësi i tij, George W. Bush.

Mijëra qytetarë kanë qënë të pranishëm para komisaritatit duke ndezur qirinj dhe duke mbajtur lule. Ata u shprehën se policët e vrarë janë heronjtë e tyre.
Sulmi në Dallas  u shënua pak dite me pare gjatë një proteste kundër vrasjes së dy afrikano-amerikanëve.  Ishte 25 vjecari  Johnson i cili qëlloi 5 policët të cilët po mbikqyrnin manifestimet.
 
Ndërsa Dallas është në zi në shumë zona të SHBA vijojnë protestat ,tensionet dhe kërcënimet kundra autoriteteve. SHBA ështe përfshire  nga manifestimet ku shumë qytetarë protestojnë kundra dhunës së  autoriteteve ndaj afroamerikanëve.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin