SHBA- Petrit Marku, 51-vjeç, ish-drejtori i Sigurimeve Shoqërore dhe Filialit te Postës në Lezhë ka humbur jetën në një aksident me makinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën “Interstate 91” në Middletown, New York. Marku humbi kontrollin e makinës që drejtonte tip “Ford F-350” duke u përplasur me një mjet tjetër tip “Volvo TK”. Pavarësisht se u dërgua në spital, Marku nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
51-vjeçari jetonte në SHBA bashkë me familjen prej 4 vitesh. Petrit Marku po ashtu ka qenë drejtues institucionesh gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005-2013 .
-
Ngishellime familjes Mar shkosh nga 'humbas e kontrollit" te makines... Mese jeni laminate beninedhe pak analize.. F350 nuk shket kollaj nga rruga. Eshte makina pickup me e fuqishme e Ford Nëse done klikime kot, I. Errni me bollek. Qokat mos I beni pa kuptim se 5-10% nuk e beaojne... Gazetaria nuk ka vetem euforizmin mediatik por edhe te verteten
Përgjigju-
Ngjarja ka ndodhur dhe gazetari jep lajmin. Nqs do analizen kerkoje ne internet se ke shume mire te sqaruar nga mediat amerikane. Ngushellime familjareve!
-










Komente
Komento