SHBA, Hunter Biden, ‘guri’ në qafën e ish Zv/Presidentit. Nga ‘Impeachment’ për Donald Trump, rivali Joe Biden mund të dalë i dëmtuar

Ndërsa Kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, njoftoi fillimin zyrtar të hetimeve nëse Presidenti Trump pati kërkuar ndihmën e një qeverie të huaj për të njollosur një kundërshtar politik dhe për ta ndihmuar në rizgjedhjen e tij vitin e ardhshëm, kanë nisur procedurat e Impeachment.

Por le të bëjmë një hap prapa, te akuzat e korrupsionit të djalit të ish Zv/Presidentit Joe Biden.

I pari që foli për të ishte një gazetar, James Risen, që denoncoi edhe përpjekjen e Trumpit për ta rrëzuar ‘historinë’ e telefonatës.

Në artikullin e ‘New York Times’, në vitin 2015, Risen botoi një përmbledhje të marrëdhënieve midis Hunter Biden dhe kompanisë ‘Burisma Holdings’, një nga kompanitë më të mëdha të gazit në Ukrainë, dhe pronarin e saj Mykola Zlochevsky, ish-ministër i ekologjisë në qeverinë e Yanukovych, para se ky i fundit të mërgonte nga Ukraina.

Hunter Biden, 45 vjeç, një ish-lobist në Washington, iu bashkua bordit të ‘Burisma’ në Prill të vitit 2014. Në atë muaj, si pjesë e një hetimi për riciklimi parash, zyrtarët britanikë ngrinë llogaritë bankare në Londër, me vlerë 23 milion dollarë që gjoja i përkisnin Zlochevsky.

Një agjenci e pavarur në luftën kundër mashtrimit qeveritar, ndaloi Zlochevksy-n dhe një menaxher ligjor të kompanisë, të kishin qasje në llogarinë bankare.

Sidoqoftë, pasi prokurorët ukrainas refuzuan të sigurojnë dokumentet e nevojshme për hetimin në Britani, në janar 2015, një gjykatë britanike urdhëroi agjencinë kundër mashtrimit të tërhiqte urdhërin e bllokimit të llogarisë bankare.

Refuzimi për të bashkëpunuar, nga ana e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, ishte objekt i një sulmi të mprehtë nga ana e ambasadorit amerikan në Ukrainë, Geoffrey R. Pyatt.

Gazetari James Risen për ‘Intercept’ më 25 shtatorin e kaluar shpjegonte:

"Në realitet, Hunter Biden ka qenë dele e zezë e familjes Biden për vite me radhë. Ai ishte djali i vogël që kurrë nuk u ngjit në lartësinë e vëllait të tij të madh Beau, një veteran i luftës në Irak dhe avokati i përgjithshëm i ‘Delaware’, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2015, duke ndërprerë një karrierë premtuese politike.

Në vitin 2014, Hunter Biden u lirua nga detyra nga ‘Navy Reserve’ pasi u testua pozitiv për përdorimin e kokainës. Ai gjithashtu ishte përfshirë në një ‘hedge fund’ me xhaxhain e tij, James Biden, vëllai i Joe Biden.

Kur Joe Biden shkoi në Ukrainë, ai nuk u përpoq të mbronte djalin e tij, përkundrazi.

Një tjetër burim sikleti për Joe Biden ishte zbulimi i bërë nga faqja ‘The Intercept’ në maj të vitit 2019, se amerikani Hunter Biden kishte investuar në një startup kinez, ‘Face ++’, të njohjes së fytyrës, e cila punonte me qeverinë komuniste për mbikëqyrjen e pakicës myslimane në Xinjiang.

Shkeljet e të drejtave të njeriut në Xinjiang nga ‘Big Brother’ kinez, janë dënuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, dhe kjo ishte arsyeja tjetër pse Joe Biden po turpërohej nga djali i tij, edhe pse Zv presidenti u përpoë ta mbronte duke thënë, "Askush në familje nuk ka bërë asgjë të gabuar".

Ndërsa ndërhyrja e Trump, jo e mohuar nga vetë presidenti, mund të rezultojë abuzim nga ana e presidentit, sipas procedurës së fajësimit, për Joe Biden shtrohet pyetja: A e përdorur apo jo ai ndikimin e tij për të mbështetur djalin Hunter?

Nisja e procedurave të Impeachment për Donald Trump, mund të jetë edhe teh shpate për Joe Biden. Paradoks politik që lind nga ky skandal.

Në fakt, nga njëra anë, skandali i dha kandidatit presidencial Biden dhe fushatës së tij zgjedhore, mundësinë për të sulmuar Trump si një kundërshtar i rrezikshëm dhe një president të keq. Por nga ana tjetër, kandidatura e Bidenit, mund të dëmtohet nga ajo çfarë do dalë nga Impeachment.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë