SHBA i dërgon ftesë Presidentit rus Vladimir Putin në Uashington

SHBA i dërgon ftesë Presidentit rus Vladimir Putin në Uashington

Vladimir Putin dhe Donald Trump

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton ka bërë të ditur ditën e sotme se Shtëpia e Bardhë ka ftuar zyrtarisht Presidentin rus Vladimir Putin në Uashington.

Lajmi u bë i ditur nga John Bolton gjatë një konference për shtypë gjatë një vizite në Gjeorgji, pak ditë pas takimit me zotin Putin dhe zyrtarë të lartë të sigurisë në Moskë.

Ne e kemi ftuar Presidentin Putin në Uashington.

               John Bolton

Bolton njoftoj më tej se gjatë vizitës së tij në Moskë i kishte dhënë Presidentit Putini një ftesë për të vizituar Uashingtonin vitin e ardhshëm.

Mirëpo ende nuk është e qartë nëse zoti Putin e ka pranuar ftesën. Takimi i tij i fundit me një president të SHBA në tokën amerikane ka qenë ai me Presidentin Barak Obama në vitin 2015 gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Veçse një ftesë e mëparshme e Presidentit Trump për zotin Putin u prit me kundërshtime në Uashington duke përfshirë edhe nga ligjvënës të Partisë Republikane, të cilët argumentuan se presidenti rus ishte një kundërshtar jo i denjë për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Gardianët rrahin për vdekje të burgosurin, nisin hetimet për autorët

SHBA/ Gardianët rrahin për vdekje të burgosurin, nisin hetimet për autorët