SHBA i dhuron $4.5 milion
në pajisje policisë së shtetit

SHBA i dhuron $4.5 milion<br />në pajisje policisë së shtetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar sot, Policisë së Shtetit disa pajisje në kuadër të programit për kontrollin e eksporteve dhe sigurisë kufitare.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu theksoi se, “gjatë viteve, SHBA-të kanë dhënë një kontribut me vlerë rreth 4.5 milionë dollarë për këtë program, që ka për qëllim forcimin e aftësive mbrojtëse të kufirit, përfshirë edhe ndalimin e trafikimit”.

“Ky është një program mbarë botëror dhe ka si qëllim dhe objektiv disa pika kyçe si trajnimi, por edhe pajisja me mjete që do të mundësojnë kapjen e armëve të shkatërrimit në masë, si dhe të ngarkesave të cilat mund të kenë përmbajtje bërthamore”, tha Arvizu.

Ambasadori amerikan shtoi gjithashtu se, “këto pajisje që do t’i sigurohen Policisë së Shtetit janë pajisje të cilat shërbejnë edhe për të kapur forma të tjera të trafikut, si trafikimi i narkotikëve, i kontrabandave të formave të ndryshme dhe të trafikut njerëzor”.

“Disa prej pajisjeve të cilat do të dhurohen sot janë dylbi për natën, çanta me pajisje për zbulimin e ngarkesave të fshehta si dhe sisteme që kanë sensorë termik për imazhin”, theksoi Arvizu.

Ambasadori amerikan theksoi se, shpreson që këto pajisje që po i ofrohen forcave të policisë ta ndihmojnë vendin, jo thjesht për mbrojtjen dhe menaxhimin e kufirit, por gjithashtu ta ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige