SHBA do të mbështesë Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) me mbi 100 mijë dollarë në pajisje hetimore. Kjo u bë me dije nga vetë Ambasada e SHBA, me një postim në Facebook, një ditë pas takimit të ambasadores Yuri Kim me 28 hetuesit e BKH
"Ambasadorja Yuri Kim vizitoi SPAK, ku qeveria amerikane dhuroi dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në. Ambasadorja përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre. Ajo përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA.
Ditën e djeshme, Ambasadorja Yuri Kim inkurajoi hetuesit e BKH që vazhdojnë me këmbëngulje punën e tyre, tndërsa i garantoi mbështetjen e SHBA në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Faik pse ka bere BKH ndonje pune deri tani , qe te merrni rrogen ?
PërgjigjuVazhdon pa rroga BKH?????
Përgjigju