SHBA i dhuron uniformave blu pajisje me vlerë 108 mijë dollarë, Yuri Kim: SPAK nuk do ta kishte këtë sukses pa policinë dhe SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar policisë shqiptare pajisje me vlerë 108 mijë dollarë që do shërbejnë për kontrollin dhe mbikëqyrjen në pikat e kalimit kufirit kufitar.

Ceremonia e dorëzimit u zhvillua sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ambasadorja Yuri Kim është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë në krah të Shqipërisë në luftën kundër krimit.

"Dhurimi i këtyre pajisjeve moderne me vlerë 108 mijë dollarë ndihmon për trafiqet e paligjshme dhe krimin ndërkufitar.  Duke pasur një Shqipëri më të sigurt kemi një Evropë më të sigurt.  SPAK ka njoftuar së fundmi disa çështje të mëdha. Kjo nuk do të bëhej e mundur pa kontributin e policisë së shtetit shqiptar dhe pa kontributin e SHBA-ve. Të gjithë ne kemi një rol të rëndësishëm për të luajtur dhe jam shumë e kënaqur që vazhdojmë ta bëjmë së bashku me Shqipërinë", tha ajo.

Ndërsa drejtori Veliu ka falënderuar përfaqësuesit e EXBS dhe ambasadoren e SHBA-së, për dhurimin e pajisjeve.

Në përfundim të ceremonisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj ka shpjeguar për të pranishmit mënyrën e funksionimit të pajisjeve të reja dhe rëndësinë e tyre për të rritur më tej efikasitetin e punës së shërbimeve të Policisë Kufitare.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën