SHBA-Departamenti amerikan për Sigurinë e Brendshme, mbështetur mbi një urdhër ekzekutiv të lëshuar më herët nga presidenti Donald Trump, i ka hapur rrugën dëbimit masiv të emigrantëve të paligjshëm që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Trump, i cili kishte deklaruar se do të bllokonte emigracionin ilegal, gjatë muajit të kaluar ka nxjerrë një sërë urdhrash ekzekutiv për këtë çështje.
Ndërkohë Departamenti amerikan për Sigurinë e Brendshme, ka bërë publike edhe dy shkresa, të cilat tregojnë se si do të aplikohen urdhrat e presidentit.
“Të gjithë ata që shkelin ligjet e imigracionit mund të jenë subjekte të procedurave ekzekutuese, deri në largimin nga SHBA-ja”, thuhet në një deklaratë të Departamentit amerikan për Sigurinë e Brendshme.
Nga ana tjetër është bërë e ditur se do të ketë një rritje të agjentëve të emigracionit si dhe atyre të patrullimit të kufirit.
“Qeveria do të punësojë 10 000 oficerë të rinj të imigracionit dhe 5 000 agjentë patrullues të kufirit”, është shprehur sekretari i Departamentit për Sigurinë e Brendshme, John Kelly.
Sipas një studimi të “Pew Research Center”, momentalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jetojnë ilegalisht 11 milionë emigrantë.
Ndonëse shumë qytetarë protestojnë kundra presidentit sondazhet tregojnë se rreth 52 përqind e amerikanëve aprovojnë masat mbi emigracionin, përfshirë edhe edhe ndalimin e muslimanëve nga 7 vendet me shumicë muslimane
Redaksia Online
D.T/e.m / Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com