SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter

SHBA i jep lamtumirën e fundit Ish-Presidentit Carter

Funerali i Jimmy Carter

Në një moment të rrallë që bashkoi pesë presidentë të Shteteve të Bashkuara, vendi i dha lamtumirën presidentit të 39-të amerikan, Jimmy Carter, në një ceremoni shtetërore në Katedralen Kombëtare në Uashington.

Presidenti Joe Biden mbajti në fjalën e tij nderoi njeriun që e njeh nga fushata e tij për president më 1976.

“Unë isha senator 31-vjeçar. Isha senatori i parë jashtë Xhorxhias, ndoshta edhe senatori i parë, që mbështeti kandidaturën e tij për president. Mbështetja ime bazohej tek ajo që besoj se është virtyti kryesor i Jimmy Carterit: Karakteri”, tha Presidenti Biden.

Djali i Presidentit Gerald Ford, rivali republikan i ish-Presifentit Carterit në garën për Shtëpinë e Bardhë më 1976, lexoi një letër që babai i tij e kishte shkruar para se të vdqiste për të nderuar pasuesin e tij.

“Ndershmëria dhe sinqeriteti ishin sinonim i emrit Jimmy Carter”, tha ai.

Jason Carter nderoi trashëgiminë e gjyshit të tij si themelues i Qendrës jofitimprurëse ‘Carter’, e cila lufton sëmundjet dhe angazhohet për paqe në mbarë botën.

"Ai arriti të çrrënjoste një sëmundje, me dashuri dhe respekt. Ai luftoi për paqe, me dashuri me respekt. Ai e udhëhoqi këtë vend me dashuri dhe respekt”, tha kryetari i Qendrës ‘Carter’.

Ceremonitë që nisën në Uashington përfunduan në shtetin e lindjes së zotit Carter, Xhorxhia, që e mirëpriti atë për një udhëtim të fundit drejt qytetit të tij të lindjes Plains.

Dot Padgett, e cila ishte vullnetare në fushatën e zotit Carter për Shtëpinë e Bardhë më 1976, iu bashkua qindra qytetarëve në rrugët e qytetit Plains për t’i dhënë lamtumirën njeriut që për ta ishte më shumë se një ish-president.

Dot Padgett, Vullnetare në fushatën e Ish-Presidentit Carter “Kam kaluar shumë kohë me çiftin Carter në këtë qytet. Jam mirënjohëse që arrita të kthehem dhe të jem me familjen”, thotë ajo.

Presidenti Carter e kishte qytetin Plains në qendër të vëmendjes gjatë pjesës më të madhe të jetës dhe udhëtimi i tij i fundit këtu tërhoqi vëmendjen e mediave dhe vizitorëve nga e mbarë bota.

“Është një rast i trishtuar. Vdekja e Jimmy Carterit është humbje për Amerikën dhe botën”, thotë Sir Simon Burns, Ish-ligjvënës i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar që udhëtoi nga Anglia për t’i dhënë lamtumirën mikut të tij Jimmy Carter.

Sir Simon Burns, Ish-ligjvënës i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar

“Kalimi i arkivolit ishte një moment prekës. Kjo është hera e fundit që do ta shohim Presidentin Carter”, tha ai.

Pas një ceremonie private në Kishën Baptiste Maranatha, arkivoli me trupin e Jimmy Carterit bëri një shëtitje të fundit në Plains, para se të shkonte në skaj të qytetit, në shtëpinë modeste që ai dhe bashkëshortja e tij Rosalynn e ndërtuan në vitet 1960, ku ata jetuan pas largimit nga Shtëpia e Bardhë./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti

Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti