Përcillet për në banesën e fundit  mes duartrokitjeve dhe luleve legjenda e boskit Muhamed Ali. Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në ditën e ceremonisë së funeralit  që u zhvillua në vendlindjen e tij Louisville. Shikues të shumtë të rreshtuar anës rrugës mbanin në duar foto të tij, si dhe thërrisnin në kor “Ali, Ali”, teksa vargu i kortezhit me makinën që transportonte trupin e tij të pajetë, shkonte përmes qendrës së qytetit.

Kortezhi kishte për synim ta kalonte trupin e pajetë të Ali nëpër të gjitha vendet kyçe të jetë së tij, përpara se të zhvillohej shërbesa fetare përkujtuese. Ndërsa një ditë më pare shërbesat u kryen sipas ceremonive dhe traditave muslimane.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks dhe ish-aktivisti i të drejtave të njeriut ndërroi jetë të premten e kaluar në moshën 74-vjeçare. Aktori Will Smith dhe ish-boksieri Lennox Lewis kanë qenë mes personave kryesorë që kanë mbajtur mbi shpinë arkivolin me trupin e pajetë të tij. 

Trupi i pajetë i Muhammed Ali u përcoll në varrezat e Cave Hill.

Muhammad Ali ndërroi jetë në 3 qershor në Arizona, pasi prej kohësh vuante nga sëmundja e Parkistonit. Ali ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.

makina