Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Kinës që të "ndalë kërcënimin rutinë" që u bën anijeve të vendeve të tjera që kanë pretendime për Detin e Kinës Jugore, duke riafirmuar mbështetjen për një vendim të një gjykate arbitrazhi të vitit 2016, të cilin Kina tha të mërkurën se nuk njeh.
Shtatë vite më parë gjykata e Përhershme e Arbitrazhit në Hagë arriti në përfundimin se pretendimi i Pekinit për pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, ishte i pabazë. Çdo vit në këtë det qarkullojnë mallra në vlerën e rreth 3 trilionë dollarëve.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller tha se vendimi ishte përfundimtar dhe ligjërisht i detyrueshëm për Filipinet dhe Kinën, dhe i kërkoi Pekinit të zbatojë ligjin ndërkombëtar.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Pekinit të "ndalë veprimet kundër të drejtave sovrane të shteteve për të eksploruar, shfrytëzuar, ruajtur dhe menaxhuar burimet natyrore, si dhe t'i japë fund ndërhyrjes në liritë e lundrimit dhe fluturimit të shteteve që veprojnë ligjërisht në rajon".
Por Kina, veprimet "agresive" të së cilës në Detin e Kinës Jugore kanë qenë objekt i qindra protestave diplomatike nga ana e Filipineve, tha se nuk e njeh vendimin e gjykatës.
Për të shënuar përvjetorin e vendimit të gjykatës së arbitrazhit, i cili ka marrë mbështetjen e vendeve të tilla si Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia, të mërkurën ministria e Jashtme e Filipineve, hapi një faqe interneti që përmban informacion zyrtar, në lidhje me fitoren ligjore të Manilës kundër Pekinit./VOA
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1191
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Pam Bondi betohet si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-së pas konfirmimit nga Senati
5 Shkurt, 21:08
-
Trump kërkon zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, ish-diplomati: Një pjesë e tyre mund të vijnë dhe në Europë! Kamberi: Shndërrimi i Rripit në resorte, për të qetësuar izraelitët
5 Shkurt, 20:20
-
Gjykata Federale në Maryland bllokon përpjekjen e Trump për të hequr fitimin e shtetësisë amerikane përmes lindjes në SHBA
5 Shkurt, 19:27
-
Meçe: Berisha i rrezikshëm edhe për SHBA, ‘non grata’ se cenoi sigurinë! Çoi Këlliçin të lobonte me para! Beqiri: E ka vendin te 313-ta, burg i përjetshëm, dosjen ia kopsiti Trump
5 Shkurt, 18:57
-
Vendet e Ballkanit thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit! Analisti Joseph: Kurti s'ka marrëdhënie të besueshme me SHBA
5 Shkurt, 18:49
-
Meksika dislokon qindra trupa në kufirin me SHBA-të për të shmangur tarifat doganore nga Presidenti Trump
5 Shkurt, 17:25
-
Frrok Çupi: Një Kosovë, i njëjti Grenell, por Trump tjetër
5 Shkurt, 16:53
-
NBA/ Boston fiton përballjen e kreut me Cleveland, Lakers fitimtarë në derbi
5 Shkurt, 16:09
-
Ekipi i 'Qullashëve të Rinj' të Elon Musk, të zgjedhur për të 'ribërë shtetin'
5 Shkurt, 14:20
-
Plani ogurzi i Donald Trump
5 Shkurt, 13:06
-
Non grata e SHBA/ Sali Berisha: Nuk është përparësi e Trump në këtë kohë! Do t'i shkruaj sapo të plotësohet administrata e re
5 Shkurt, 12:47