Një skenë e çuditshme është xhiruar të dielën në Saint Luis të MissouriSHBA, gjatë protestave kundër kryebashkiakes, Lyda Krewson.

Disa ditë më parë, kjo e fundit përmes rrjeteve sociale kishte publikuar emrat e atyre që kishin kërkuar reforma në polici.

Deklarimi I kryebashkiakes nxiti protesta përballë shtëpisë së saj, por ajo që ndodhi në oborrin e vilës i shokoi të gjithë.

Bashkë me bashkëshortin e saj, kryebashkiakja doli e armatosur përpara shtëpisë për të frikësuar protestuesit paqësorë po kalonin.

Incidenti u filmua nga disa prej protestuesve teksa drejtuesit e grumbullit të njerëzve u përpoqën që të mbanin turmën larg shtëpisë.