SHBA, identifikohet pas 16 vitesh
një prej viktimave të 11 shtatorit

Një tjetër viktimë e sulmit terrorist të 11 shtatorit të 2001 mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në New Jork është identifikuar pas 16 viteve.

Nga 2,753 persona që humbën jetën,  gjate 16 viteve është arritur të identifikohen vetëm 1641 viktima.

Identiteti i viktimës është arritur të zbulohej nëpërmjet testeve të ADN-së, gjë që ishte realizuar me kërkesë të familjarëve të tij.

Identifikimi i fundit i kryer nga ekspertët mjeko-ligjor është bërë në  vitin 2015.

Prej sulmit terrorist të 11 shtatorit të 2001 mbi kullat binjake, mbeten ende 1,112 viktima të cilat nuk janë identifikuar edhe 16 vite pas tragjedisë që goditi New Jork-un.

Në 11 shtator të 2001, dy avionë u përplasën në New Jork, një në Pentagon dhe një tjetër në Pennsylvani, duke shënuar afërsisht 3000 viktima dhe plagosur mijëra të tjerë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen