SHBA/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani takim me profesionistët shqiptarë në Nju Jork, ftesë për bashkëpunim me ILD
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë vizitës në Nju Jork
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani në vijim të vizitës së tij të punës në SHBA ka zhvilluar një bashkëbisedim në Nju Jork me juristë dhe profesionistë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë bashkëbisedimit të drejtuar nga gjyqtarja e parë shqiptare e zgjedhur në Nju Jork, Edit Shkreli, Metani ftoi profesionistët e së drejtës të bashkëpunojnë me Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
'Ne duhet të punojmë për ndryshimin e mentalitetit të aktorëve të sistemit të drejtësisë, i cili duhet të bazohet në një kuptim të plotë të shtetit të së drejtës. Është e rëndësishme që shoqëria shqiptare të përqafojë frymën dhe rregullat e një kulture të përgjithshme të sundimit të ligjit. Pa një kulturë të thellë juridike, sistemi i drejtësisë kthehet në një sistem sipërfaqësor formal dhe pa vlera.
Një sistem drejtësie i pavarur, me integritet, transparent dhe efikas do të garantohet vetëm nëse shteti i së drejtës përvetësohet nga të gjithë ne, nga magjistratët, nga profesionistët e së drejtës, klasa politike, media, shoqëria civile, si dhe vetë shtetasit shqiptarë', tha mes të tjerash Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Ky takim ishte në kuadër të komunikimit publik të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë me shtetas shqiptarë, që përfaqësojnë një model të suksesshëm nga pikëpamja shoqërore dhe profesionale në fushën e së drejtës, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
11.7%
-
Jo
85%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 2391
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden dhe Trump qëndrime të forta lidhur me tarifat mbi mallrat kineze
18 Maj, 17:47
-
Vjosa Osmani takon Hillary Clinton, e falënderon për ndihmën e dhënë ndaj Kosovës
18 Maj, 12:27
-
Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg
18 Maj, 11:57
-
Biden-Trump, debate më 27 qershor dhe 10 shtator
16 Maj, 08:09
-
Antony Blinken luan me kitarë në një lokal në Kiev! Bota është me ju
15 Maj, 13:25
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky anulon vizitën në Spanjë! Biden po përgatit dërgimin e raketave Patriot në Kiev
15 Maj, 09:06
-
Zyrtare/ Lamtumirë Milan, Olivier Giroud firmos në MLS deri në vitin 2025
14 Maj, 17:36
-
SHBA/ Burri me veshkë derri vdes dy muaj pas transplantit
13 Maj, 09:21
-
VIDEO/ Giacomo Vrioni shënon në SHBA
12 Maj, 15:11
-
Zgjedhjet në SHBA/ Trump shton sulmet personale ndaj kandidatit të pavarur: Familja e Kennedy Jr, një tufë të çmendurish
11 Maj, 22:43
-
Toka goditet nga stuhia diellore! Aurorat ndriçojnë qiellin gjatë stuhisë së rrallë diellore
11 Maj, 10:45
-
Ministri gjermani i Mbrojtjes në SHBA: Gjermania forcon angazhimin ushtarak
11 Maj, 09:29