SHBA, Ish shefi i FBI, Robert Mueller
emërohet për të kryer hetimin e Rusisë

SHBA, Ish shefi i FBI, Robert Mueller<br />emërohet për të kryer hetimin e Rusisë
Ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller, është emëruar si prokuror i posaçëm për të mbikqyrur një hetim në ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet amerikane.
 
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein tha se ishte "në interes të publikut" për të sjellë një specialist të pavarur për të mbikëqyrur hetimin.
 
Thirrjet për një prokuror të posaçëm janë ngritur që kur Presidenti Donald Trump shkarkoi drejtorin e FBI javën e kaluar.
 
Z. Mueller  ka qënë prokuror dhe ka shërbyer si shef i FBI-së nga viti 2001 deri në vitin 2013.
 
"Bazuar në rrethanat unike, interesi publik kërkon që unë ta vendos këtë hetim nën autoritetin e një personi i cili ushtron një shkallë pavarësie nga zinxhiri i zakonshëm i komandës", tha z. Rosenstein në një deklaratë.
 
Hetimi i FBI po shqyrton gjithashtu lidhje të mundshme midis ekipit të fushatës së zotit Trump dhe Rusisë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët