SHBA, ish-nënpresidenti Pence ndërpret fushatën presidenciale

SHBA, ish-nënpresidenti Pence ndërpret fushatën presidenciale

Ish-nënpresidenti Mike Pence

Ish-nënpresidenti Mike Pence ndërpreu të shtunën garën për emërimin si kandidat për president i Partisë Republikane, duke i dhënë fund fushatës për Shtëpinë e Bardhë pas vështirësive për të mbledhur fonde dhe fituar mbështetje.

"Kam vendosur të pezulloj fushatën time për president në fuqi sot," tha zoti Pence në mbledhjen e Koalicionit Republikan Hebre në Las Vegas. "Që në fillim e kemi ditur se kjo do të ishte një betejë e vështirë, por nuk jam penduar." tha ai.

Ai bëhet kandidati i parë me peshë që tërhiqet nga gara që është mbizotëruar nga ish-presidenti Donald Trump.

Tërheqja është një humbje e madhe për një politikan që gjatë gjithë mandatit të ish-presidentit Trump i shërbeu atij me besnikëri, vetëm për t'u vënë në shënjestër nga zoti Trump gjatë ditëve të fundit në detyrë, kur ai pretendoi se zoti Pence kishte kompetencën të përmbyste rezultatet e zgjedhjeve të 2020, gjë që nuk ishte e vërtetë.

Megjithëse ish-nënpresidenti Pence shmangi një krizë kushtetuese duke refuzuar t'i bindej zotit Trump, ai ngjalli zemërimin e tij dhe të shumë mbështetësve të tij, që arritën kulmin në trazirat e 6 janarit dhe sulmin ndaj Kapitolit ku ai ndodhej për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve./VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë