/ATSH-AFP/ - SHBA-ja dhe Rusia do të rifillojnë sot bisedimet ushtarake për konfliktin sirian për të shmangur çdo incident ajror mes avionëve të tyre që operojnë në qiellin e këtij vendi në luftë, theksoi sot kreu i Pentagonit, Ashton Carter.
Këto diksutime do të zhvillohen në kuadër të shkëmbimit të informacione për të shmgangur një incident mes avionëve të dy vendeve të ndryshme që bëjnë pjesë në të njëjtën skemë ushtarake.
Uashingtoni dhe Moska kanë zhvilluar tashmë dy seanca diskutimesh mes zyrtarëve të lartë të forcave të armatosura, që prej ndërhyrjes ruse në Siri, filluar më 30 shtator.
"Ne do të kemi një diskutim të ri me rusët", njoftoi në një konferencë shtypi në Boston sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter.
"Këto diskutime progresojnë dhe shpresoj se do të përfundojnë së shpejti", theksoi Carter.
SHBA-ja kryeson një koalicion të gjerë që bombardon që prej një viti në Siri dhe në Irak grupin e Shtetit Islamik, një grup i fuqishëm ultra-radikal sunit që kontrollon një sërë rajonesh në këto dy vende, pa arritur t'i neutralizojë.
Rusia ndërhyri më 30 shtator me aviacionin e saj për t'i ardhur në ndihmë regjimit sirian.
/Shqiptarja.com