SHBA-ja pro pjesëmarrjes së Iranit në bisedimet për krizën siriane

 /ATSH-AFP/ - Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan sot se Teherani, aleat i regjimit të Damaskut, mund të marrë pjesë në bisedimet për krizën siriane, duke paraqitur njëkohësisht vullnetin për të intensifikuar sulmet kundër xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (ISIS).
Sekretari i Shtetit, John Kerry, do të marrë pjesë në fund të javë në Vjenë në bisedimet për gjetjen e një zgjidhje politike ndaj konfliktit sirian, në kuadër të një takimi të parë javën e kaluar mes SHBA-së, Rusisë, Arabisë Saudite dhe Turqisë.
"Ne presim që irani të ftohet të marrë pjesë", njoftoi zëdhënësi i departamentit të Shtetit, John Kirby, duke folur për një skenar që përbën një kthesë diplomatike të madhe përballë luftës që ka bërë më shumë se 250 mijë të vdekur që prej vitit 2011.
Por përgjegjësit amerikanë nuk e kanë theksuar se kush do e trasmetojë ftesë për Teheranin, dhe as nëse prisnin që Republika Islamike ta pranonte.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur pasurinë, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro