Presidenti Trump ka kërkuar që dy avionët e ri presidencial të jenë gati deri në vitin 2021.
Dy avionët aktual presidencial Boeing 747-8 janë në shërbim që nga koha e administratës së presidentit George H. W. Bush.
Marrëveshja e re ndërmjet shtëpisë së bardhë dhe kompanisë Boeing parashikon blerjen dhe modifikimin e dy avionëve presidencial me një kosto të përgjithshme prej 3.9 miliard dollarë amerikan. Me këtë marrëveshje, presidenti Trump i ka kursyer buxhetit të vendit rreth 1.4 miliard dollarë pasi që në vitin 2016 kishte bllokuar marrëveshjen e cila asokohe kishte një kosto të përgjithshme prej mbi 5 miliard dollarë.
Lista e gjatë e pajisjeve shtesë për Air Force One përfshinë sisteme të sigurta komunikimi, dhoma të mëdha takimesh, mbrojtje kundër pulseve elektromagnetike dhe sisteme tjera mbrojtëse të cilat mbeten sekrete.