SHBA jep alarmin: Rrezikohet
paqja mes Izraelit e Palestinës

SHBA jep alarmin: Rrezikohet<br />paqja mes Izraelit e Palestinës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë rinisjen e konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.
 
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se çuarja më tej e progresit të paqes ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, i bazuar në një zgjidhje ndërmjet dy shteteve, është në rrezik të madh.
 
Ndryshe nga qëndrimi i amerikanëve në OKB, të cilët abstenuan për rezolutën që ndalon ndërtimet ilegale hebraike në tokën e pushtuar, Kerry ka thënë se SHBA mbështet kolonizimin e hebrenjve.
 
Tel Avivi ka kritikuar ashpër SHBA-në për përkrahje të kësaj rezolute, ndërsa presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, i ka dhënë mbështetje shtetit izraelit, ndërsa kritikoi OKB-në duke e cilësuar atë si klub argëtimi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia