SHBA jep dritën jeshile, pilulat e abortit do shiten në farmaci

SHBA- Dëpartamenti Amerikan për Ushqimin dhe Barnat ka dhënë dritën jeshile që farmacitë të ofrojnë për herë të parë pilula aborti për qytetarët e interesuar. Debati për abortin në Amerikë është shumë i fortë, ndërsa shumë shtete kërkojnë të ndalojnë abortin me ilaçe. Më herët, një vendim i Gjykatës së Lartë amerikane riktheu në vëmendje këtë temë të nxehtë. Administrata demokrate e Presidentit Joe Biden ka ndërmarrë politika për të mbrojtur të drejtat e abortit pasi ato u kufizuan ashpër nga vendimi i Gjykatës së Lartë “Roe kundër Ëade” dhe ndalimet shtetërore që pasuan me vendimin.

Sipas rregullores së re, farmacitë mund të shpërndajnë drejtpërdrejt te qytetarët pilulat pas recetës së marrë nga mjeku përkatës. Ndryshimet e fundit përfshijnë heqjen e përhershme të kufizimeve për dërgimin e pilulave me postë dhe marrjen e recetës online.

Ekspertët e fushës sqarojnë se ilaçet që janë certifikuar, shërbejnë për të shkaktuar abort deri në 10 javë në një shtatzëni. Aktivistët e të drejtave të abortit thonë se pilula është e sigurtë, ndërsa në Indi dhe Meksikë, gratë mund t'i blejnë pa recetë këto ilaçe.

Shtete konservatore amerikane kanë politika të forta kundër abortit, duke vënë theksin te familja. Gratë në ato shtete duhet të udhëtojnë në shtete të tjera për të blerë këto ilaçe, shkruajnë mediet amerikane.

Që nga viti 2023, Kalifornia , Miçigani dhe Vermonti janë të vetmet shtete amerikane që kanë të drejta të qarta për abortin në kushtetutat e shteteve të tyre. Shtetet e tjera kanë të drejta të nënkuptuara për abortin që i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor shtetëror, si Kansas dhe Montana , ose thjesht e mbrojnë atë nëpërmjet ligjit shtetëror si Kolorado. Kushtetutat shtetërore të Alabamas, Luizianas, Tenesit dhe Virxhinias Perëndimore nuk përmbajnë në mënyrë të qartë të drejtën për një abort.

Sa i përket këtij vendimi, kanë reaguar konservatorët profamilje, duke u bërë thirrje republikanëve se ligjvënësit duhet të qëndrojnë si mburojë kundër ekstremizmit pro-abortit të administratës Biden.

*Përgatiti për Shqiptarja.com, Sebastian Zonja

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat